Policia e Kosovës njofton se për shkak të pakujdesisë, një person në Prizren është lënduar në vendin e tij të punës, shkruan Gazeta Sinjali.
I njëjti është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.
“Prizren 20.09.2020-09:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar, nga pakujdesia ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.