image "Për pak sa nuk na ka shkelë edhe neve", aksident te rrethi i Policisë në Pejë

Siguri

“Për pak sa nuk na ka shkelë edhe neve”, aksident te rrethi i Policisë në Pejë

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur para pak minutave në Pejë, saktësisht te vendi i quajtur “rrethi i Policisë” në këtë qytet, afër soliterit, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar pamje nga ky aksident.

Sipas tij, një veturë ka ardhur me shpejtësi të madhe dhe gati sa nuk i ka goditur këmbësorët.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se bëhet fjalë për një aksident pa të lënduar, por vetëm me dëme materiale./Gazeta Sinjali/