Një person dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një shitës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë sot rreth orës 12:00.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se klienti ka deklaruar në Polici se i dyshuari e ka kapur për fyti dhe deri tek incidenti ka ardhur kur viktima ka dashur të blejë një palë patika nga i dyshuari.
Sinjali mëson se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa viktima ka refuzuar të pranojë tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të cilësohet ‘Sulm’.