image Për një javë mbyllen pesë lokale nga Policia në Ferizaj që i shkelën masat antiCOVID

Siguri

Për një javë mbyllen pesë lokale nga Policia në Ferizaj që i shkelën masat antiCOVID

news image

Gjatë javës së fundit, nga 7 deri më 14 prill, në Ferizaj janë mbyllur pesë lokale të cilat nuk i kanë respektuar masat antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Ferizajt, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 767 tiketa ndaj personave që nuk i kanë respektuar masat antiCOVID si dhe janë dhënë 212 vërejtje policore.

“Apelojmë tek qytetarët që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre. Policia e Kosovës do të vazhdoj me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat, ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë./Gazeta Sinjali/