image Për një ditë policia shqipton afër 2 mijë gjoba trafiku

Siguri

Për një ditë policia shqipton afër 2 mijë gjoba trafiku

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 2,280 gjoba gjatë ditës së enjte, shkruan Gazeta Sinjali.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se 1,788 janë shqiptuar ndaj shkelësve të rregullave të trafikut.

Ndërsa, 429 gjoba janë shqiptuar ndaj personave që nuk kanë zbatuar masat që parasheh ligji për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.

Gjithashtu, në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se janë arrestuar 25 persona, 12 janë dërguar në mbajtje dhe 7 persona në vuajtje të dënimit.  /GazetaSinjali/