image Për herë të tretë alarm i rrejshëm për mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Siguri

Për herë të tretë alarm i rrejshëm për mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka raportuar se ka pranuar një telefonatë, që dyshohej se kishte një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, pas pak orësh sërish ka njoftuar se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në stacion.

“Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë”, deklaroi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tutje tha se “Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”.

Kujtojmë që është hera e tretë që përsëritet i njëjti lajm që nga ana e Policisë cilësohet si i rrejshëm./GazetaSinjali/