image Për 24 orë, policia arreston 9 persona për vepra të ndryshme penale

Siguri

Për 24 orë, policia arreston 9 persona për vepra të ndryshme penale

news image

Policia e Kosovës ka arritur që për 24 orë t’i arrestojë nëntë persona të cilët po kërkoheshin për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali në Policinë e Kosovës vetëm në kryeqytet janë arrestuar gjashtë persona. Ndërsa tri rastet e tjera kanë qenë një në Prizren, një në Pejë dhe një në Mitrovicë.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë-dega Vushtrri, është arrestuar i kërkuari mashkull K/Shqiptar (me shtetësi Suedeze), dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, kanë bërë të ditur këto burime.

Në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Hajvali.

Edhe personi i tretë i kërkuar e i arrestuar në Prishtinë është dërguar në mbajtje në burgun e Hajvalisë, mëson Gazeta Sinjali nga burime brenda policisë.

Ndërsa personi i katërt i arrestuar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë është arrestuar një mashkull dhe i njëjti është dërguar ne Qendrën e paraburgimit në Prishtinë ne kohëzgjatje prej një muaji.

Edhe një i kërkuar është dërguar në vuajtje të dënimit në Hajvali, me udhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Edhe një tjetër person është arrestuar dje në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në Hajvali.

Në Prizren në rrugën e “Ulqinit” është arrestuar një person që po kërkohej tash e një kohë nga policia dhe është dërguar për vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese në burgun e Prishtinës.

Ndërsa i arrestuari në fshatin Vitomiricë të Pejës është arrestuar një person i cili për vuajtje të dënimit është dërguar në burgun e Pejës.

Një person nga Mitrovica që kishte shkaktuar rrezik të përgjithshëm është arrestuar dje në rrugën “Bislim Bajgora” dhe është dërguar në burgun e Prishtinës në vuajtje të dënimit.

Personi i fundit që u kap dje është një i kërkuar për të cilin urdhërarrest kishte lëshuar Gjykata Themelore në Pejë dhe i cili gjendet në ndalim policor.

/Gazeta Sinjali/