image Për 24 orë hajnat thyejnë tri shtëpi në Suharekë, vjedhin ari dhe para

Siguri

Për 24 orë hajnat thyejnë tri shtëpi në Suharekë, vjedhin ari dhe para

news image

Tre shtëpi në Suharekë dje kanë qenë “targeti” i radhës i hajnave, në të cilën ata kanë kryer vjedhje të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti i parë ka ndodhur dje në fshatin Reshan të Suharekës rreth orës 12:30 ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi. Sipas policisë në këtë shtëpi është vjedhur një pistoletë me gaz.

Tutje policia ka njoftuar se për shkak se pistoleta e vjedhur nuk posedonte leje atëherë ndaj ankuesit është iniciuar rasti “armëmbajtje pa leje”.

Dy rastet e tjera kanë ndodhur në fshatin Studeqan të Suharekës. Fillimisht në orën 21:50 një person është ankuar në polici se hajnat kishin hyrë në shtëpinë e tij, me ç’rast kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme të parave dhe arit.

Kurse vjedhja e dytë që u raportua në këtë fshat ndodhi rreth orës 23:58. Sipas policisë ankuesi ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e parave, arit, një laptop dhe një Ipad.

Rastet në polici po hetohen si ‘Vjedhje e rëndë’./Gazeta Sinjali/