image Për 22 vite, gabimisht konsiderohej shtetas zviceran

Evropë

Për 22 vite, gabimisht konsiderohej shtetas zviceran

news image

Gjykata e Lartë Federale refuzoi ankesën e një të riu, i cili gabimisht dhe për një kohë të gjatë konsiderohej shtetas zviceran.

Me rinovimin e pasaportës së tij, autoritetet e njoftuan se ajo nuk ishte e regjistruar në regjistrin elektronik të gjendjes civile. Megjithatë, kërkesa e tij për natyralizim të lehtësuar u refuzua për shkak të gjendjes së tij të vështirë financiare.

I konsideruar si zviceran, për 22 vjet për shkak të një gabimi, një banor i Winterthurit (ZH) nuk do të jetë në gjendje të rregullojë situatën e tij. Gjykata e Lartë Federale ka konfirmuar kundërshtimin ndaj natyralizimit të lehtësuar të tij.

Në vitin 2015, i riu ka tentuar të përtërijë pasaportën, por autoritetet e kanë njoftuar se ai nuk është e regjistruar në regjistrin elektronik të gjendjes civile. Më pas, pala e interesuar ka hapur një procedurë natyralizimi të lehtësuar në Sekretariatin Shtetëror për Migracionin (SEM).

Megjithatë, kërkesa u refuzua për shkak të gjendjes së tij të vështirë financiare (nuk punonte).

Ankesa e tij fillimisht u refuzua nga Gjykata Administrative Federale dhe tani nga Gjykata më e lartë në Zvicër, ajo federale. Në vendimin e publikuar, Gjykata e Lartë shpjegoi se kërkuesi ka të drejtën e nënshtetësisë franceze, siç e parashikon Kodi Civil Francez, por jo edhe të asaj zvicerane.

Gjykata Federale kujton se në ligjin e vjetër parashikohej që një i huaj që prej të paktën pesë vitesh është i bindur sinqerisht se është zviceran dhe trajtohet si i tillë nga autoritetet, mund të kërkojë natyralizim të lehtësuar, transmeton albinfo.ch.

Nga ky këndvështrim, duke pasur parasysh gabimin e Kontrollit të banorëve të Winterthur-it që prej kohësh e konsideronte zviceran, i interesuari do të kishte të drejtë të aplikonte.

Megjithatë, ai nuk i plotëson kriteret e tjera: midis 2011 dhe në 2017 ka grumbulluar 60,000 franga në dëshmi të mungesës së aseteve dhe gjithashtu ka disa procedura në pritje./GazetaSinjali/