image Ankesa në konkursin për asistentë në Fakultetin e Mjekësisë
[wp-story id="814678"]

Arsim

Ankesa në konkursin për asistentë në Fakultetin e Mjekësisë

news image

Asistenti i rregullt në Katedrën e Kirurgjisë, Lulzim Vokrri, pretendon se ka pasur parregullësi në konkursin përmes së cilit ka synuar avancimin si profesor asistent, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Vokrri deklaron se i është bërë padrejtësi, meqë nuk janë llogaritur pikët e tij në punimin si autor korrespodent, në një prej revistave më prestigjioze në botë, e poashtu 4 pikë i janë hequr edhe nga punimi i dytë.

Megjithatë, ishte përzgjedhur në mesin e 6 kandidatëve, por poashtu ishte rekomanduar që të kalohet edhe kandidati i 7, meqë kishte pikë të përafërta me Vokrrin.

Këtij të fundit i janë heqër edhe disa pikë nga Monografia, të cilën e ka të botuar dy herë me titullin e njejtë.

Për pretendimet e tij, Vokrri, thotë se do të kërkojë drejtësi deri në Gjykatën e Strasburgut.
Nga menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë, i kthyen përgjigje televizionit ku thuhet se pas kthimit të lëndës në rishqyrtim, komisioni recensues, të enjten ka deponuar raportin e ri ku është vendosur që Monografia e kandidatit Vokrri, është e njëjta por e botuar nga dy shtëpi botuese, çështje e cila është ende pa verdikt ne Këshillin e Etikes.

Andaj pikët për njërën i janë hequr, dhe është marrë një vendim, që në bazë të pikëve të prezantuara nga Komisioni recensues, sot Këshilli i FM-së ka marrë vendim që t’i propozojë Senatit të UP-së përzgjedhjen e kandidatit që ka më shumë pikë si mësimdhënës të lëndëve të Kirurgjisë.

Por ky vendim, sipas Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi, KISCOMS, duhet të hetohet, raporton Klan Kosova.

/GazetaSinjali/