image "Katastrofë, na plasi", qytetarët të dëshpëruar me internetin e operatorit "VALA"

Sociale

“Katastrofë, na plasi”, qytetarët të dëshpëruar me internetin e operatorit “VALA”

news image

Shërbimet e telefonisë mobile të kompanisë publike “VALA” kanë për mision shtrirjen e rrjetit në tërë territorin e Kosovës, megjithëkëtë nuk kalon ditë që ky mision nuk iu dështon, shkruan Gazeta Sinjali.

“VALA” në orë të konsiderueshme gjatë ditës është pa valë, sidomos në ofrimin e shërbimit të internetit, gjë që po dëshpëron me të madhe përdoruesit e saj.

Pyetjes së Gazetës Sinjali që iu adresua sot lexuesëve të saj në rrjetin social “Facebook”, se sa janë të kënaqur me internetin e këtij operatori, i janë përgjigjur mbi një mijë persona.

90 për qind e këtyre lexuesëve u shprehën tejet të pakënaqur.

“Mosvet valla, na plasi”, “Katastrofë”, “S’bon hiç”, “As pak te knaqun amo hiq”, “Ma mir ka qen ne vitin 2000 qe sa tani. Tmerr o”, ishin veç disa nga ankesat e tyre.

Për më shumë:

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/posts/pfbid0nUsb9CEE5b8jiJoj8jizmpqVxXqpCDysvcFK7bmx8puB4VkCYrsH3uANyAtn2exHl?cft[0]=AZUwhTkUMfL1sY39Ugl9Kkev5bfNcDs6Y68QYSAbwHVG4JSWE1oGcuWx5BjNFXe1Jsm-tX8dmmnAphXc_HaEcCY-Px9E6eYiXTTD9s3Jnx4qJJmgraz3EfbDNk2CXtkc5UFPf5L7ftwQSfAUKeabzY5F&tn=%2CO*F

/GazetaSinjali/