image KQZ-ja e gatshme për shpalljen e rezultateve, por pret përfundimin e ankesave

Zgjedhjet 2026

KQZ-ja e gatshme për shpalljen e rezultateve, por pret përfundimin e ankesave

news image

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka deklaruar se institucioni është i gatshëm teknikisht për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, por theksoi se duhet të pritet nëse do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), proces që ka përfunduar të mërkurën (17 qershor), ndërsa afati për ankesa ka përfunduar të premten.

Ai shtoi se KQZ do të presë gjithashtu nëse do të ketë ankesa edhe për procesin e rinumërimit, i cili është përmbyllur të premten (19 qershor, ora 12:00).

“Para shpalljes së rezultateve, si zakonisht, KQZ do të kërkojë konfirmim nga PZAP nëse ka ndonjë ankesë që është në shqyrtim”, ka thënë Elezi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/