image "Këtu jetohet dhe bëhet qejf”, deklaratat e shqiptarëve të kthyer nga Amerika shkaktojnë debat - Sinjali

“Këtu jetohet dhe bëhet qejf”, deklaratat e shqiptarëve të kthyer nga Amerika shkaktojnë debat

news image

Vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale dhe lexuesve të mediave online e kanë tërhequr deklaratat e një çifti emigrantësh shqiptarë që janë rikthyer nga ShBA-të pas 25 vitesh me qëllim të jetuarin në Shqipëri.

Çifti i emigrantëve shprehet se asnjë pasuri nuk vjen pa punuar fort dhe se po të punosh rriten edhe të ardhurat duke marrë si shembull edhe faktin se mjaft shqiptarë ankohen për pagat e ulëta.

Këtu në Shqipëri jo vetëm jetohet, por bëhet qejf. Njerëzit i ke në kafe gjithë ditën. Në Amerikë dy veta sheh nëpër kafe. Paga të ulta ka edhe atje. Paga është sipas aftësive. Nëse je i aftë paguhesh më shumë, nëse je i paaftë  do pranosh një pagë më të ulët. Ne jemi kthyer pas 25 vitesh në Amerikë dhe do të jetojmë këtu. Kemi blerë edhe shtëpi. Ne marrim një gjysmë pensioni nga SHBA-të dhe tani do të vendosemi në Shqipëri”, thanë ata duke shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale.

Mjaft prej komentuesve theksojnë faktin se çifti në fjalë e ka të lehtë të jetojë këtu duke patur të ardhura të mira nga Amerika, ndërkohë që shqiptarët që punojnë këtu lodhen për të siguruar të ardhura minimale.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin