image Për 22 ditë, policia ua konfiskoi patentë shoferin mbi 100 personave në rajonin e Gjakovës

Siguri

Për 22 ditë, policia ua konfiskoi patentë shoferin mbi 100 personave në rajonin e Gjakovës

news image

Policia e rajonit të Gjakovës ka njoftuar se që nga 1 qershori e deri më 22 qershor të këtij viti, në zbatim të planit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2021”, duke ndërmarrë masat e duhura preventive, vetëdijësuese dhe ndëshkuese ka shqiptuar gjithsej 4 mijë e 2 tiketa, raporton Gazeta Sinjali.

Prioritet në këtë plan, policia ka bërë të ditur se janë kundërvajtjet: Përdorimi i telefonit, Tejkalimet, Shpejtësia, Mosvendosja e rripit të sigurisë dhe kundërvajtjet tjera.

Përgjatë këtyre 22 ditëve, policia ka konfiskuar 120 patentë shoferë.

  • Janë konfiskuar deri me tani 120 patentë shofer si masë mbrojtëse-
  • Tejkalimi i shpejtësisë janë shqiptuar 943 gjoba,
  • Tejkalimet në vendet e ndaluara dhe kolonat e mjeteve janë shqiptuar gjithsej 114 gjoba,
  • Përdorimi i telefonit mobil janë shqiptuar gjithsej 456 gjoba,
  • Mosvendosja e rripit të sigurisë janë shqiptuar 779 gjoba,
  • Drejtimi i mjetit pa patentë shofer dhe kategori përkatëse janë shqiptuar 135 gjoba
  • Drejtimi i mjetit nën ndikim të alkoolit gjithsej 09 gjoba
  • Drejtimi i mjetit pa regjistrim janë shqiptuar gjithsej 135 gjoba
  • Dhe kundërvajtje të ndryshme sipas planit operativ.

Ndërkaq, sot, policia e këtij rajoni, përveç patrullimeve, ka bërë edhe vëzhgimin ajroj përmes dronëve.

Plani operativ me dron është implementuar në këto lokacione:

1. Rruga Malishevë – Prishtinë – (Fsh Carallukë dhe Tërpezë).

2. Rruga Gjakove-Deqan- Fsh. Osek Hylë.

3. Rruga Pejë-Prishtinë -Fsh. Kijevë.

Gjatë këtij plani janë shqiptuar kundërvajtje të ndryshme./Gazeta Sinjali/