image Pejani i dehur thërret Policinë, inskenon vjedhjen në shtëpinë e fqinjit

Siguri

Pejani i dehur thërret Policinë, inskenon vjedhjen në shtëpinë e fqinjit

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi që i njëjti dyshohet se ka inskenuar veprat penale “lëndim i lehtë trupor”, “vjedhje në tentativë” dhe “zjarrvënie”, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari sot pas orës 00:10, ka telefonuar Policinë, ku ka thënë se në fshatin Raushiq të Pejës, tre persona kanë hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij, i cili jeton jashtë Kosovës.

Viktima në Polici kishte deklaruar se ai kishte dëgjuar disa krisma dhe ishte takuar me të dyshuarit më të cilët është përleshur.

Ndërkohë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku prezent kanë qenë edhe zjarrfikësit pasi që brendësia e shtëpisë është përfshirë nga flakët.

Sipas policisë, viktima është dërguar në Stacionin Policor në Pejë, për shkak që i njëjti kishte konsumuar nuk është intervistuar.

“Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë, gjatë hetimeve të zhvilluara dhe pas intevistimit të dëshmitarëve dhe viktimës tani i dyshuar, dyshohet se i njëjti ka inskenuar veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/