KV Peja është shpallur kampione në Superligë për sezonin 2020/21, shkruan Sinjali Sport.
Klubi i volejbollit Peja e ka fituar edhe ndeshjen e tretë të serisë së finaleve në elitën e volejbollit kosovar te meshkujt, duke mposhtur Dritën 3 me 2 (18:25; 25:22; 20:25; 25:18; 15:4), raporton FVK.
Në një ndeshje shumë interesante dhe garuese, fituesin e ka përcaktuar tie-breaku, duke e vazhduar dramën në pesë sete.
Peja me ketë sukses, arrin të fitojë trofeun e dytë këtë edicion, pas triumfit edhe në Kupën e Kosovës në volejboll te djemtë./Gazeta Sinjali Sporti/