Ballkani është duke hasur në një periudhë jo të mirë, sa i përket problemeve brenda skuadrës.
Pas shkarkimit të Bekim Isufit, Ballkani në ditët e ardhshme do mbes edhe pa kapitenin Visar Berisha.
Berisha përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se në fund të këtij viti i skadon kontrata me “Xhebrailat” dhe është i hapur për negociata me klubet e interesuara.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Ju njoftoj shok,miq e ju gazetar qe prej : 31.12.2021 me perfundon kontrata me KF Ballkanin dhe prej 01.01.2022 jam lojtar i lir dhe i hapur per te gjithe per bisedime.
Shimi edhe me te fort ne 2022”, shkroi ai.