image Ky është komandanti i ri i Stacionit të Policisë në Prizren - Sinjali

Ky është komandanti i ri i Stacionit të Policisë në Prizren

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Qamil Kroni nuk do të jetë më në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor të Prizrenit, për shkak të procedurës disiplinore që është duke u zhvilluar ndaj tij, nën dyshimet se ka ndryshuar një gjobë trafiku. Sinjali ka mësuar se kush është komandati i ri i Policisë në Prizren.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se në pozitën e komandantit të Policisë në Prizren është caktuar major Vehbi Zekolli.

Ndërsa ish-komandanti Qamil Kroni, tashmë do të jetë Shef i resurseve të burimeve njerëzore, në rajonin e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kroni, dyshohet se bashkë me komandantin e nënstacionit policor të Zhurit, Ziber Susurin, kanë ndërhyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Më 9 gusht atyre u është ndërprerë suspendimi i parakohshëm që u ishte caktuar në prill të këtij viti dhe që të dy u rikthyen në punë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin