image Australia ia anulon vizën Gjokoviqit, duhet të largohet orëve në vijim

Sporte të tjera

Australia ia anulon vizën Gjokoviqit, duhet të largohet orëve në vijim

news image

Australia ia ka anuluar vizën tenistit Novak Gjokoviq, dhe synon ta dëbojë atë qysh nesër, ndërsa avokatët e tij pritet të apelojnë rreth këtij vendimi.

Si rezultat i apelimit të avokatëve të tij që pritet të ndodhë së shpejti, ekziston edhe një mundësi e fundit që tenisti të bëhet pjesë e garës.

“The Australia Open” fillon më 17 janar. Deri tash, tenisti ka qëndruar në Aeroportin e Melburnit, ndërsa babai i tij ka thënë se nëse tenisti serb dëbohet nga Australia, do të nisin protesta në rrugë.

“Po e mbajnë rob djalin tim. Nëse nuk e lirojnë atë për gjysmë ore, do të luftojmë kundër tyre në rrugë”, tha ai. 

Tenistit serb nuk u lejua të futet në Australi për shkak se ekipi i tij ka aplikuar për vizë të gabuar, sipas mediave australiane. /Gazeta Sinjali Sporti/