image Zyrtare: Eden Hazard largohet nga kampi i belgëve, mungon ndaj Italisë

Futboll

Zyrtare: Eden Hazard largohet nga kampi i belgëve, mungon ndaj Italisë

news image

Eden Hazard duket se është lënduar përsëri, transmeton Sinjali Sport.

Futbollisti belg, dje luajti 74 minuta për Belgjikën në humbjen 2-3 nga Franca në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Hazard pak para se të zëvendësohej, shihej se po çalonte dhe dukej se ka pësuar një lëndim të ri.

Anëtari i Real Madrid, në dy vitet e fundit është dëmtuar shpesh dhe nuk ka arritur t’i tregojë aftësitë e tij.

Nga kampi belg para pak çastesh njoftuan se kapiteni i kombëtares ka lëshuar kampin dhe do mungojë për ndeshjen për vend të tretë ndaj Italisë në Ligës së Kombeve.

/Gazeta Sinjali Sporti/