Prodhimi i naftës nga Arabia Saudite ka rënë me 5,7 milionë fuçi në ditë, pas sulmeve me dron kundër dy rafinerive të kompanisë shtetërore saudite të naftës “Aramco”, tha kompania në fjalë me anë të një deklarate.
“Kjo shumë është më shumë se gjysma e prodhimit total të naftës saudite”, shtoi kompania e sipërcituar.
Presidenti i “Aramco”-s, Amin Nasser tha se po punohej për rivendosjen e kuotave ditore të prodhimit që mund të kërkojë rreth 48 orë kohë./Gazeta Sinjali/