image Pas Rangnick dhe Tuchel edhe Klopp kërkon të bëhen pesë zëvendësime në Premier League

Futboll

Pas Rangnick dhe Tuchel edhe Klopp kërkon të bëhen pesë zëvendësime në Premier League

news image

Trajnerët e Premier League po kërkojnë që të kenë pesë zëvendësime në dispozicion, përbrenda një ndeshje.

Ralf Rangnick i Manchester United ishte i pari që nisi këtë thirrje, duke kujtuar se si një vit më parë, në gjendjen e rëndë aplikohej ky sistem.

Thomas Tuchel iu bashkua kësaj thirrjeje, derisa së fundmi edhe gjermani tjetër, Jurgen Klopp i Liverpool ka të njëjtën kërkesë.

“Po. Duhet të lëmë garën anash dhe të mos themi se Man City ka zëvendësime më të mira sesa Southampton, ne kemi më të mira se Burnley apo sidoqoftë”, ka thënë Klopp, i pyetur nëse përkrahë idenë për pesë zëvendësime.

“Problemi është, ky intensitet i futbollit elitar në Angli është në skaj. Nënkupton se një lojtar elitar në Angli luan 38 ndeshje në Premier League, dy kupa, kështu që edhe po nuk preke finalen, luan 43 ndeshje afërsisht”, shtoi gjermani.

Lidhur me thirrjen e trajnerëve nuk ka akoma ndonjë vendim nga Premier League, por bazuar në situatën diçka nga rregullat mund të ndryshojnë në të ardhmen e afërt. /Gazeta Sinjali Sporti/