image Klopp: Nuk jam kundër investimeve, e ardhmja në këtë klub është e ndritur

Futboll

Klopp: Nuk jam kundër investimeve, e ardhmja në këtë klub është e ndritur

news image

Jurgen Klopp ka folur rreth çështjes së investimeve në klub, duke u shprehur optimist se e ardhmja do të jetë e “ndritur”

Liverpooli po përgatitet për rifillimin e Premier League pas mbylljes së Botërorit, ku vizitojnë skuadrën e Aston Villas të hënën në “Boxing Day”.

Përpara kësaj ndeshje, Klopp është pyetur rreth investimeve të ardhshme në klub.

“Do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja, por jam i bindur se do të jetë mirë”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu ka potencuar se nuk është kundër investimeve dhe se e ardhmja në Liveprool është e ndritur.

“Unë nuk e di shumën e parave që ju nevojiten, por nuk jam kundër investimeve. Kjo është e qartë. E ardhmja këtu është e ndritur”, deklaroi Klopp.

/GazetaSinjaliSport/