image Klopp pranon: Do të bëjmë shumë ndryshime gjatë verës, nuk largohem

Futboll

Klopp pranon: Do të bëjmë shumë ndryshime gjatë verës, nuk largohem

news image

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka pranuar se klubi i Liverpool do të bëjë shumë ndryshime gjatë verës.

Liverpool këtë sezon nuk ka qenë as ‘hija’ e atij klubi siç jemi mësuar të shohim sezonet e fundit.

‘Të Kuqtë’ vitin e kaluar ishin në garë për titullin e Premier Ligës deri në xhiron e fundit, si dhe ishte finalist i Ligës së Kampionëve, e gjithashtu duje triumfuar në dy kupat vendore, Kupën FA dhe atë Carabao.

Ndërkohë që këtë sezon, ata ndodhen buzë eliminimit në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, pasi u mposhtën në shtëpi 5-2 në ndeshjen e parë këtë sezon nga Real Madridi, teksa janë eliminuar nga të dyja kompeticionet vendore, si dhe ndodhen në pozitën e 8-të me 35 pikë.

Tekniku i ‘Reds’ ka pranuar ndryshimet të mëdha në verë, ndërkohë që ka hedhur poshtë spekulimet për ndonjë largim të mundshëm, duke theksuar se është në vendin ku dëshiron të jetë.

“Do të bëjmë shumë ndryshime gjatë verës. Ne e dimë se kemi nevojë për këtë, këtë verë duhet të bëjmë diçka.

Tani jam këtu në Liverpool – jam pikërisht në vendin ku dua të jem. Po, jam pikërisht në vendin ku dua të jem”, ka deklaruar Klopp.

/GazetaSinjaliSport/