image Klopp i revoltuar me orarin e vendosur mes Man City dhe Liverpool: Këta njerëz nuk mund ta ndjejnë futbollin

Futboll

Klopp i revoltuar me orarin e vendosur mes Man City dhe Liverpool: Këta njerëz nuk mund ta ndjejnë futbollin

news image

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka hedhur kritika të ashpra drejt FA-së për orarin e vendosur të sfidës së ardhme të klubit të tij dhe Manchester Cityt.

Sfida mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit është caktuar ndeshja hapëse e xhiros së 13-të në Premier League, e cila do të vijë pas pushimit ndërkombëtar më 25 nëntor, të shtunën nga ora 13:30.

Klopp ka kritikuar caktimin e ndeshjes për këtë orar, duke thënë se këtë mund ta bëjnë vetëm ata që nuk mund ta ndjejnë futbollin.

“Si mund të vendosni një lojë si kjo të shtunën në orën 13:30? Sinqerisht, njerëzit që po bëjnë këto vendime, ata thjesht nuk mund ta ndjejnë futbollin, thjesht nuk është e mundur”, ka deklaruar Klopp.

Gjermani ka ironizuar duke thënë se mund të ishin vendosur dy skuadra së bashku me lojtarë ndërkombëtarë dhe të kthehen në të njëjtin aeroplan.

“Do të kishte qenë një moment kur mund t’i kishit vendosur këto dy skuadra që kanë së bashku ndoshta 30 lojtarë ndërkombëtarë – të gjithë kthehen në të njëjtin aeroplan, meqë ra fjala, të gjithë amerikano-jugorët ulen në të njëjtin aeroplan dhe fluturojnë mbrapa. Është çmenduri. Por ne vetëm duhet të sigurohemi që jemi gati”, deklaroi Klopp.

/GazetaSinjaliSport/