image Pas protestës, Sali Berisha lajmërohet në TikTok: Treni ynë nuk ndalet

Shqipëri

Pas protestës, Sali Berisha lajmërohet në TikTok: Treni ynë nuk ndalet

news image

Dje në Tiranë u organizua një protestë kundër pushtetit të Edi Ramës. Organizatori ishte kryetari i PD-së, Sali Berisha.

E sot, një ditë pas protestës, Berisha u lajmërua në rrjetin social TikTok. Me anë të një postimi në TikTok, Berisha ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij, ndërkohë që ka theksuar se me pjesëmarrjen e tyre e kanë bërë këtë protestë të jashtëzakonshme.

“Mirëdita miqtë e mi të TikTok. Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur! Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e TikTok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi komunikimin tonë me 1.3M shikime dhe dhjetra e mijëra ndjekës. Sëbashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira. Treni ynë nuk ndalet më. Ai do kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët! Zoti ju bekoftë! Faleminderit shumë!”, tha Berisha.

/GazetaSinjali/