image Pas protestave të banorëve të Shalës, Trepça njofton për anulimin e pozitave të konkursit

Kosovë

Vendimi/ Pas protestave të banorëve të Shalës, Trepça njofton për anulimin e pozitave të konkursit

news image

Menaxhmenti i ndërmarrjes metalurgjike “Trepça Sh.A”, kanë marrë vendim për anulimin e disa pozitave të konkursit të shpallur më 24 gusht të vitit të kaluar.

Banorët nga Shala kanë zhvilluar 6 protesta me radhë për anulimin e këtij konkursi, që sipas tyre ishte i padrejtë.

Kërkesat kryesore të protestuesve ndaj nërmarrjes “Trepça Sh.A”:

– Anulimin e konkursit;

-Shkarkimin e Bordit të Trepçës;

-Shkarkimi e drejtorit menaxhues të Trepçës./ Gazeta Sinjali/