Ka filluar pjesa e dytë e takimit mes Lille-s e PSG-së. Në minutat e parë të pjesës së dytë, Lionel Messi u zëvendësua nga Mauro Icardi, shkruan Sinjali Sporti.
Ndërkohë, L’Equipe ka zbuluar edhe arsyen e zëvendësimit të Messit.
Sipas tyre, argjentinasi kishte probleme muskulare, me ç’rast nuk ka mundur ta vazhdojë ndeshjen.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 0:1 për Lille, me golin e shënuar nga David në minutën e 31-të të ndeshjes.