image Icardi përgënjeshtron zërat për largimin e tij nga PSG-ja

Futboll

Icardi përgënjeshtron zërat për largimin e tij nga PSG-ja

news image

Mauro Icardi thotë se nuk e ka ndërmend të largohet nga PSG-ja.

Është raportuar shumë ditëve të fundit për një rikthim të Icardit në Serie A, por sulmuesi argjentinas ka përgënjeshtruar gjithçka përmes rrjetit social Instagram.

Më vjen keq që disa media dezinformojnë. Ka shumë lajme të rreme për mua, totalisht të rreme. Ashtu si unë dhe familja ime jemi të lumtur në Paris dhe do të qëndroj në PSG, kam kontratë afatgjate dhe e ardhmja ime është në Paris-Saint Germain. E dua këtë klub dhe qytet”, ka shkruar Mauro Icardi në Instagram

Gjatë dy sezoneve në Paris, Icardi ka pasur 62 paraqitje, si dhe ka shënuar 33 gola. /Gazeta Sinjali/