image Lidhja mes Icardit e Wandas merr kahje tjetër pas postimit të fundit

Futboll

Lidhja mes Icardit e Wandas merr kahje tjetër pas postimit të fundit

news image

Mauro Icardi dhe Wanda Nara thuhej se jenë ndarë, megjithatë sulmuesi i PSG e publikoi një fotografi me modelen argjentinase në Milano në rrjetet sociale të dielën vonë.

Wanda e akuzoi Icardin për tradhti ndaj saj në një reagim në Instagram të shtunën.

Dukej se ata ishin ndarë, pasi, sipas thashethemeve, sulmuesi argjentinas kishte një aferë dashurie me miken e Wandës, Eugenia Suarez, një aktore argjentinase.

Icardi mori leje nga PSG-ja për të munguar në stërvitjen e së shtunës, pasi gjoja ishte prekur nga ndarja me Wandën.

Megjithatë, të dielën pasi zhvillime të reja në marrëdhënien e tyre.

Ish-kapiteni i Interit i publikoi disa fotografi bashkë me Wandën nga banesa e tyre në Milano.

Ai shkroi në mbishkrimin e një fotografie në Instagram: “Urime Dita e Nënës”, pasi argjentinasit e festuan të dielën Ditën e Nënës.

View this post on Instagram

A post shared by ????????????ℝ???? ????ℂ????ℝ???????? (@mauroicardi)

Wanda Nara dhe Icardi u martuan më 2014 dhe ajo nuk është vetëm bashkëshortja e Icardit, por edhe menaxherja e tij. /Gazeta Sinjali Sporti/