image Messi mungon në ndeshjen ndaj Leipzigut

Futboll

Messi mungon në ndeshjen ndaj Leipzigut

news image

Lionel Messi do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës në Champions League, ku Paris Saint-Germain do të takohet me Leipzig.

Kjo mungesë është për shkak të një lëndimi që e pësoi në ndeshjen kampionate ndaj Lille të premten.

Para ndeshjes së PSG-së kundër Lille të premten në Ligue 1, Messi kishte ndier një shqetësim muskulor.

Ai ishte titullar në atë ndeshje, por u detyrua të mos e vazhdojë lojën pas pjesës së parë, duke i lënë vend Mauro Icardit.

34-vjeçari, i cili iu bashkua PSG-së si lojtari i lirë në verë, ndjeu shqetësim muskulor gjatë gjithë pjesës së parë dhe vendosi të mos e vazhdonte ndeshjen në Parc des Princes./Gazeta Sinjali Sporti/