image Icardi do të largohet nga PSG, kërkon skuadër që ia përmbush kërkesat

Futboll

Icardi do të largohet nga PSG, kërkon skuadër që ia përmbush kërkesat

news image

Mauro Icardi ka shprehur dëshirën të largohet nga PSG, raporton Footmercato, përcjell Sinjali Sport.

Sulmuesi i parisienëve do të luajë më shumë, të ketë minutazh më shumë dhe të jetë startues në një skuadër.

Argjentinasi është frustruar nga anashkalimi i rregullt në favor të treshes së parë të PSG-së, Kylian Mbappe, Neymar dhe Lionel Messi.

Një rikthim në Itali ka të ngjarë të jetë opsioni i tij më i preferuar, megjithëse shumë do të vareshin nga gjetja e një klubi të gatshëm për të përmbushur çmimin e kërkuar të PSG-së. /Gazeta Sinjali Sporti/