Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë nesër, takim të jashtëzakonshëm me përfaqësues të gjitha Federatave, anëtare të BSPK-së.
Takimi do të mbahet në selinë e BSPK-së në orën 09:00.
Ky takim do të mbahet me qëllim që të analizohet situata aktuale në të gjitha sektorët dhe me qëllim të koordinimit të angazhimeve dhe veprimeve sindikale lidhur me Ligjin e Pagave dhe për të vendosur për veprimet e përbashkëta në kuadër të përpjekjeve për të arritur zgjidhje të pranueshme lidhur me Ligjin e Pagave.
Sipas BSPK-së, në këtë takim pas një debati do të merren edhe vendime të përbashkëta për angazhime e veprime sindikale, të cilat sipas tyre, do të kenë përkrahjen e fuqishme të kreut dhe gjithë organeve të BSPK-së.