image Pas më shumë se 4 orësh, ekipi i Ambasadës së Kosovës niset për në vendin ku ndodhi aksidenti me 10 viktima

Diasporë

Pas më shumë se 4 orësh, ekipi i Ambasadës së Kosovës niset për në vendin ku ndodhi aksidenti me 10 viktima

news image

Dhjetë kosovarë kanë ndërruar jetë dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se të gjithë të vdekurit janë nga Kosova dhe ishin pasagjerë në këtë autobus.

Po ashtu, burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dhjetë nga të lënduar janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Ambasadën e Kosovës në Kroaci dhe nga e njëjta kanë thënë se janë duke shkuar tani në vendin e ngjarjes.

“Tani jemi duke u nisë për në Slovenski Bord, aty ku ka ndodhë aksidenti. Asnjë informacion më shumë nuk kemi”, thanë nga stafi i ambasadës.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që shoferin e autobusit e ka zënë gjumi, derisa po voziste.

Viktimat janë nxjerrë nga autobusi nga zjarrfikësit.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Slovenski Brod, në të cilin nuk ka kushte për trajtimin e lëndimeve të rënda.

/Gazeta Sinjali/