image Aksidenti në Kroaci/ 10 viktimat janë nga Kosova, dyshohet se shoferin e zuri gjumi

Siguri

Aksidenti në Kroaci/ 10 viktimat janë nga Kosova, dyshohet se shoferin e zuri gjumi

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se të gjithë të vdekurit janë nga Kosova dhe ishin pasagjerë në këtë autobus.

Po ashtu, burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dhjetë nga të lënduar janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që shoferin e autobusit e ka zënë gjumi, derisa po voziste.

Viktimat janë nxjerrë nga autobusi nga zjarrfikësit.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Slovenski Brod, në të cilin nuk ka kushte për trajtimin e lëndimeve të rënda./Gazeta Sinjali/