Koronavirusi është epidemia që këto dy muajt e fundit po shkakton ‘terror’ në mbarë botën.
Përveç se po i izolon mijëra persona, është duke shkaktuar edhe dëme në industrinë muzikore pasiqë këngëtarët po detyrohen ti anulojnë koncertet e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një interviste, këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka shprehur keqardhje ndaj njerëzve të cilët janë izoluar nga kjo epidemi, e që koncertet e muajit Marsi janë të gjitha të anuluara.
“Këto festat e marsit, të cilat fatkeqësisht janë anuluar për shkak të Koronavirusit që është përhap, dhe më të vërtetë është për të ardhur keq sepse me frikë dalin njerëzit”, është shprehur ai.
Në mesin e këtyre artistëve është edhe reperja Loredana, e cila e ka anuluar një koncert të saj me afro 1 mijë persona.
Ketë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku sipas saj prej 3 mijë persona kanë ardhur vetëm 1 mijë prej tyre.
“Siç e keni vënë re të gjitha, të gjitha ngjarjet në Zvicër ku mund të ketë më shumë se 1000 njerëz duhet të anulohen. Për këtë arsye ne për fat të keq duhet të anulojmë koncertin tonë në Rinora. Nuk do të ishte e drejtë në një klub ku mund të jenë 3 mijë persona, të ketë vetëm 1000. Kjo nuk ka kuptim per klubin dhe fansat, dhe do te doja te gjeja një datë të re”, ka shkruar Zefi.
Së fundmi një gjë e tillë ishte afër t’i ndodhte edhe këngëtarit Robert Berisha, por ky i fundit nuk e ka anuluar koncertin e tij./Gazeta Sinjali/