image Pas largimeve të Jesus e Sterling, Man City ka gati kontratën e re për anësorin

Futboll

Pas largimeve të Jesus e Sterling, Man City ka gati kontratën e re për anësorin

news image

Manchester City do t’i ofrojë kontratë të re algjerianit, Riyad Mahrez.

Pas largimit të Gabriel Jesus në drejtim të Arsenalit, dhe largimit tjetër të Raheem Sterling tek Chelsea që pritet të ndodhë sot, Manchester City do t’i ofrojë kontratë të re algjerianit Mahrez.

Kampioni anglez deri tani ka transferuar Erling Haaland dhe së fundi edhe mesfushorin Kalvin Phillips, teksa tani objektiv ka mbrojtësin e majtë të Brighton, Marc Cucurella.

Gazetari italian Fabrizio Romano ka konfirmuar këto lajme duke shtuar se rrugës për rinovim janë edhe Rodri dhe Foden.

“Jo vetëm Marc Cucurella si objektivi kryesor. Manchester City është i gatshëm t’i ofrojë Rihad Mahrez një kontratë të re pas largimit të Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus.

Diskutimet do të zhvillohen në javët në vijim. Mahrez, në listën e kontratave të reja te City me Rodri dhe Foden“, ka shkruar Romano në Twitter.

/GazetaSinjaliSport/