image Pas gati dy muajsh, bie nën prangat e Policisë i dyshuari që goditi një person me armë

Siguri

Pas gati dy muajsh, bie nën prangat e Policisë i dyshuari që goditi një person me armë

news image

Një person me inicialet K.Gj., 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti ka kryer veprën “Lëndim i lehtë trupor”, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari me datë 20 gushtë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren kishte kryer veprën “Lëndim i lehtë trupor” dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari është detyruar të paraqitet në stacion policor së bashku me avokatin e tij mbrojtës ku dhe ka dërguar armën e llojit ‘pistoletë’.

Arma dyshohet të jetë me gaz e që me të njëjtën dorezë të armës dyshohet që e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari me aktvendim të prokurorit u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orësh./GazetaSinjali/