Pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët anembanë botës festojnë Fitër Bajramin. Festë kjo që vjen pas agjërimit në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Manifestimi Qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmet Fati”. Manifestimi nisi në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, ndërsa namazi i Fitër Bajramit është falur në ora 06:09.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e tij të urimit bëri thirrje për unitet ndërmjet njerëzve pa dalllim.
Kjo festë pason muajin e Ramazanit, i cili filloi më 2 prill dhe përfundoi më 1 maj.