image Don Lush Gjergji: Bajram e Pashkë i festojmë së bashku - Sinjali

Don Lush Gjergji: Bajram e Pashkë i festojmë së bashku

news image

Bashkësinë Islame të Kosovës e ka vizituar Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës.

Me rastin e Fitër Bajramit, në Bashkësinë Islame të Kosovës ka qëndruar Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës.

Ai me këtë rast ka uruar Myftiun Tërnava dhe të gjithë myslimanët në emër të Kishës Katolike.

Don Lush Gjergji ka uruar Festen e Fitër Bajramit duke uruar paqe begati dhe gëzime për të gjithë ata që sot festojnë.

Urime Festa në radhë të parë bashkësisë islame dhe shkëlqesisë së tij Tërnava. Në gjithë popullin tonë është ditë feste, për ne sipas Fishtës, Bajram e Pashkë i festojmë bashkë sepse jemi të gjithë vëllezër dhe festojmë me njëri-tjetrin duke uruar gjithë popullin tonë, gjithë njerëzit që festojmë begati paqe rehati mirëkuptim, pajtim paqe dhe gëzim për secilin”, ka thënë ai.  

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin