image Mozzik në rresht të parë, fali Bajramin në Sheshin e Tiranës

Bota e Yjeve

Mozzik në rresht të parë, fali Bajramin në Sheshin e Tiranës

news image

Sot (e hënë) në mbarë botën kremtohet festa e Fitër Bajramit.

Shumë myslimanë zgjedhin që të zgjohen herët në mëngjes për të falur Bajramin, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm i tyre u panë edhe në Sheshin e Tiranës mëngjesin e së hënës.

Në rreshtin e parë për të falur Bajramin, i pranishëm u pa edhe reperi i njohur, Mozzik.

Foto: Mozzik/InstaStory

Reperi nga Ferizaj, emri i plotë i të cilit është Gramos Aliu, publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga falja e Bajramit në Tiranë.

Ai njëherësh iu uroi të gjithë ndjekësve të tij myslimanë këtë festë, të cilën zgjodhi ta festonte në kryeqytetin shqiptar.

Mozzik përndryshe ka treguar disa herë se është një mysliman mjaft i devotshëm, duke mos harruar asnjëherë të urojë fansat e tij në raste festash.

/GazetaSinjali/