image Pas dorëheqjes nga AKI, Shpend Maxhuni merr këtë pozitë në Policinë e Kosovës

Siguri

Siguri/ Pas dorëheqjes nga AKI, Shpend Maxhuni merr këtë pozitë në Policinë e Kosovës

news image

Ish-drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Shpend Maxhuni është rikthyer për të punuar në institucionin që e drejtori për disa vite, në Policinë e Kosovës.

Tani, Maxhuni do ta këshillojë drejtorin Rashit Qalaj ‘për çështje operacionale’.

Lajmin për rikthimin e tij e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënes në Policinë e Kosovës.

“Po i njëjti është rikthy të hënën, në pozitën Këshilltar për çështje Operacionale i Drejtorit të Përgjithshëm”, konfirmoi Kelani për Gazetën Sinjali.

Shpend Maxhuni dha dorëheqje nga posti i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë për siç ka thënë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, për ‘arsye shëndetësore’.

Dorëheqja e tij u pranua nga kryeministri në detyrë Haradinaj, i cili e dekoroi Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, si ‘vlerësim për profesionalizmin dhe besnikërinë në shërbim të atdheut’.

Disa ditë më vonë në postin e drejtorit të AKI-së është emëruar Kreshnik Gashi. /Gazeta Sinjali/