image Pas arrestimeve në Prizren, Prokuroria në Shqipëri lëshon urdhërarrest ndaj Lul Berishës dhe grupit të tij kriminal

Shqipëri

Pas arrestimeve në Prizren, Prokuroria në Shqipëri lëshon urdhërarrest ndaj Lul Berishës dhe grupit të tij kriminal

news image

Policia e Kosovës të dielën në Prizren, ka arrestuar anëtarë të një grupi kriminal të Shqipërisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Grupi i arrestuar janë anëtarë të grupit kriminal nga Shqipëria, që udhëhiqet nga Lul Berisha nga Durrësi.

Kurse sot, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri (SPAK), ka përfunduar hetimin dhe ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin, Indrit Taullain, Viktor Ymerin dhe Luftar Reçin.

Sipas njoftimit të SPAK, ata akuzohen për dy vrasje të bujshme të ndodhura në vitin 2005, konkretisht, ekzekutimi i Vajdin Lames dhe ai i rivalit të Lulzim Berishës, Klodian Saliu.

Së pari, është arrestuar në Kosovë Indrit Taullai, i cili u la sot në masën e sigurisë “arrest me burg” për 40 ditë, ndërsa sot në Tiranë është prangosur daja i Edison Harizajt, Viktor Ymeri.

Ndërkohë që për Emiljano Shullazin, është komunikuar masa e sigurisë në burg.

Shullazi dhe Ymeri akuzohen për vrasjen e Vajdin Lames. /Gazeta Sinjali/