Liverpooli nuk po arrin assesi të këndellet, duke regjistruar edhe ndeshjen e pestë radhazi pa fitore në Premier Ligë, shkruan Sporti në Sinjali.
Pas afër katër viteve, kampioni në fuqi anglez ka pësuar humbje në shtëpi, pasi sonte u mposhten nga Burnley.
Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Anfield Road’ ka përfunduar me fitoren minimale, 0-1, të mysafirëve.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve për Burnleyn e shënoi Ashley Barnes nga pika e bardhë në minutën e 83-të.
Pas kësaj fitore, Burnley ka 19 pikë dhe renditet në pozitën e 16-të, kurse Liverpooli mbetet me 34 pikë dhe renditet i katërti.
Vlen të theksohet se humbja e fundit e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp ishte më 23 prill të vitit 2017.