image Pas 4 vitesh në arrati, bie në prangat e Policisë i dyshuari për mbi 120 vepra penale

Siguri

Pas 4 vitesh në arrati, bie në prangat e Policisë i dyshuari për mbi 120 vepra penale

news image

Sot, pas katër vitesh në arrati, ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, 29-vjeçari nga Kamenica, Naim Desipojci, që dyshohet se ka kryer mbi 120 vepra penale. Kështu kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Gjykatës Themelore në Gjilan.  

Naim Desipojci që për disa vite ishte i paarritshëm për Policinë, u kap sot, rreth orës 15:00, në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

29-vjeçari po kërkohej nga Policia, me urdhresë të gjykatës, për t’u dërguar në vuajtje të dënimit, pasi ishte shpallur fajtor me 4 vite burgim efektiv.

I riu që i iku drejtësisë për këto vite, dyshohet se ka kryer mbi 120 vepra penale, duke përfshirë posedim i substancave narkotike, vjedhje e rëndë, vjedhje, mosrespektim i urdhrit të Policisë, sulm, armëmbajtje pa leje, e vepra të tjera penale.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas arrestimit, Naim Desipojci, me vendim të Gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit.

Naim Desipojci

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/