image I dyshuari për dhunë në familje dëmton qelinë në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj

Siguri

I dyshuari për dhunë në familje dëmton qelinë në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj

news image

Kryesit e veprave të ndryshme penale shpesh herë nuk pajtohen me masat që u shqiptohen nga Prokuroria. Ata i kundërshtojnë ato në forma të ndryshme, duke mos anashkaluar as veprimet e dhunshme e vandale, raporton Gazeta Sinjali.

Masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, nuk i ka shkuar për shtati aspak një 26-vjeçari në Ferizaj.

Sinjali mëson se i dyshuari i cili ishte dërguar ndaluar për veprën ‘Dhunë në familje’, gjatë tërë kohës që ndodhej në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj, ka kërkuar që të lirohet duke goditur me shqelma derën e qelisë.

Mëngjesin e të nesërmes është tentuar që të hapet dera, por kjo nuk ka qenë e mundur për shkak të dëmtimeve që ia ka shkaktuar me anë të goditjeve i dyshuari. Për këtë është dashur intervenim me mjete të forta dhe i dyshuari është transferuar në një qeli tjetër.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Dëmtim i pronës’.

/GazetaSinjali/