image Ekskluzive | Policia ndal VW Golf-in në Pejë, 29-vjeçarit i gjenden pesë qese me marihuanë gjatë kontrollit në pikë policore

Sinjalizime

Ekskluzive | Policia ndal VW Golf-in në Pejë, 29-vjeçarit i gjenden pesë qese me marihuanë gjatë kontrollit në pikë policore

news image

Një 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë pasi gjatë një kontrolli në Pejë iu gjetën disa qese me substancë të dyshuar narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e 20 majit 2026 rreth orës 23:30 në rrugën “Eliot Engel”, ku njësia patrulluese kishte ngritur pikë kontrolli.

Gjatë ndalimit të një veture VW Golf, që drejtohej nga Rrian Bakraqi, Policia ka kryer kontroll ndaj tij dhe ka zbuluar pesë qese të vogla plastike të mbushura me substancë të dyshuar marihuanë.

Pas peshimit, substanca ka rezultuar me peshë bruto rreth 4.5 gramë.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme, ndërsa lënda narkotike është konfiskuar në cilësinë e provës materiale.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/