image Ekskluzive: Ky është personi që po kërkohet si i dyshuar për vrasjen në tentativë në Fushë Kosovë

Siguri

Ekskluzive: Ky është personi që po kërkohet si i dyshuar për vrasjen në tentativë në Fushë Kosovë

news image

Mbrëmë rreth orës 19:50 në rrugën ‘Nëna Tereza’ në komunën e Fushë Kosovës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Një person dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të dy personave tjerë dhe më pas është arratisur, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Arton Halili, 40-vjeçar.

Arton Halili

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në afërsi të lokalit ‘Pink’, ku 25-vjeçari kishte qenë duke qëndruar me shokun e tij në veturë. Sipas dëshmisë së tij, në ato momente Halili është afruar dhe ka drejtuar armën kah shoku i tij, ndërsa më pas ka shtënë dy herë në drejtim të 25-vjeçarit.

Fatmirësisht nga e gjithë ngjarja nuk ka pasur pasoja në njerëz, teksa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e armës që u përdor në rast.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar për ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të lokalizohet dhe të arrestohet 40-vjeçari.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/