image Vrasja në tentativë në Zubin Potok, dërgohet në paraburgim njëri nga të dyshuarit

Drejtësi

Vrasja në tentativë në Zubin Potok, dërgohet në paraburgim njëri nga të dyshuarit

news image

I dyshuari për tentim vrasjen ndaj 41-vjeçarit në Zubin Potok, Miroslav Martic, ka dalë dje para gjyqtarit të procedurës paraprake, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Gjykatës kanë bërë me dije se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj Martic.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku viktima është gjetur i therur me thikë në fshatin Bregu i Madh në Zubin Potok.

Lidhur me rastin ishin arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa viktima ishte dërguar me urgjencë në spital.

Ndaj të dyshuarve fillimisht ishte iniciuar rasti për veprën ‘Lëndim i lehtë trupor’, por pas mbledhjes së informacioneve të reja, Prokurori ka ricilësuar veprën në ‘Vrasje në tentativë’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/