image Pas 32 vjetësh, gjendet trupi i gjermanit që ishte zhdukur në alpet zvicerane

Evropë

Pas 32 vjetësh, gjendet trupi i gjermanit që ishte zhdukur në alpet zvicerane

news image

Mbetjet e trupit të një gjermani që u zhduk në vitin 1990, janë gjetur pranë atraksionit turistik malor të Zermatt, në Zvicër. Zona është thellë në Alpe.

Alpinistët gjetën trupin, së bashku me pajisjet e ecjes në akullnajën Stockji, në fund të korrikut.

Autoritetet më pas kryen testin e ADN-së dhe konfirmuan këtë javë se eshtrat ishin ato të një 27-vjeçari nga qyteti i Nürtingen.

Policia zvicerane tha se tkurrja e akullnajës ndihmoi në zbulimin e trupit të burrit.

Në një intervistë, alpinisti Luc Lechanoine tha se ai dhe një alpinist tjetër së pari vunë re disa gjëra me ngjyra në një gur dhe u shqetësuan.

“Ne e kishim të qartë se këto gjëra nuk kishin origjinë natyrore. Kështu që vendosëm t’i shikonim më nga afër këto sende. Kështu zbritëm poshtë, gjithashtu për të zbuluar nëse kishte ende dikush atje dhe nëse mund t’i ndihmonim ata”, tha Lechanoine.

Më pas ata gjetën pajisjet dhe trupin e burrit pranë saj.

“Rrobat ishin me ngjyrë neoni dhe në stilin e viteve 80”, tha alpinisti, duke shtuar se trupi ishte i “mumifikuar” dhe i dëmtuar pak, por ende i plotë.

Grupi zbriti në Zermatt ku i dhanë policisë një foto dhe vendndodhjen e saktë, gjë që i ndihmoi autoritetet të merrnin shpejt trupin.

27-vjeçari u identifikua si Thomas Flamm, i cili u zhduk në gusht të vitit 1990, teksa po ecte i vetëm, në një turne malor shumë-ditor në Alpet Valais.

Ai ishte nisur nga qyteti malor i Chamonix, Francë, në bazën e majës më të lartë të Evropës Perëndimore, Mont Blanc, raporton DW.

Ecja e Flamm duhej të përfundonte në Domodossola, Itali, ku ai planifikonte të takonte një mik, por ai nuk arriti kurrë në destinacion.

/GazetaSinjali/